• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

DW: Mungesë e infermierëve në Gjermani për të përballuar situatën e COVID-19

28/10/2020
DW: Mungesë e infermierëve në Gjermani për të përballuar situatën e COVID-19

Mjekët reanimatorë paralajmërojnë për mungesën e 3500 deri në 4000 infermierëve për të përballuar pacientët me Covid-19 në spitalet gjermane.
Në spitalet gjermane janë shtuar kapacitetet e shtretërve dhe të aparateve të frymëmarrjes për pacientët SARS-CoV-2, por ka mungesa të mëdha infermierësh dhe personeli ndihmës, tha Presidenti i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane të Mjekëve të Reanimacionit dhe të Urgjencës, Uwe Janssens. Sipas tij vetëm aparatet dhe shtretërit nuk mjaftojnë, kur në të gjithë Gjermaninë mungojnë rreth 3500 deri në 4000 punonjës të specializuar në fushën e reanimacionit.
Kryetarja e sindikatës së mjekëve, Marburger Bund, Susanne Johna, mendon se së shpejti mungesa e personelit në spitale do të duket qartazi, sepse “gjashtë deri në nëntë përqind e të infektuarve sot pritet të kenë nevojë për t’u trajtuar në spital brenda dy javësh.” Ajo tha se për çdo pacient të sëmurë rëndë me COVID-19 nevojitet një infermiere në repartin e reanimacionit.
Kurse Presidenti i Shoqatës së Spitaleve Gjermane, Gerald Gaß, tha se vërtet mungesa e personelit infermieror është “sfida qendrore nëse numri i pacientëve rritet”, por ajo mund të përballohet me riorganizimin e personelit brenda spitaleve. Sipas tij vetëm një ndër pesë pacientë që shtrohen në spital me korona ka nevojë për trajtim mjekësor intensiv në repartin e reanimacionit.
Përforcim i kufizimeve
Gjithnjë e më shumë zona në Gjermani konsiderohen tanimë si zona rreziku. Në disa rajone janë mbyllur përsëri shkollat dhe kopshtet, si p.sh. në Berchtesgadener Land apo Rottal-Inn në Bavari. Po ashtu shumë zona kanë vendosur edhe mbylljen e restoranteve. Kufizimet vlejnë fillimisht për dhjetë ditë.
Kancelarja Angela Merkel diskuton sot (28.10) me kryeministrat e landeve se si mund të pengohet përhapja e shpejtë e virusit korona. Qeveria federale gjermane dhe disa nga kryeministrat e landeve kanë theksuar vazhdimisht që shkollat, kopshtet dhe ndërmarrjet mundësisht nuk duhet të preken nga një bllokim i dytë. Prandaj fokusi i masave kufizuese tani po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek baret, restorantet, tek vendosja e orëve policore/shtetrrethimeve dhe tek eventet./DW

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Beniada hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën për 5-6 muaj

Beniada hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën për 5-6 muaj

27/02/2026
Selin-Gimbos: Unë nuk kam thënë që kam ndjenja për ty!

Selin-Gimbos: Unë nuk kam thënë që kam ndjenja për ty!

27/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al