• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” kjo është vajza nga Libohova e ekzekutuar në SHBA (FOTO)

02/08/2021
“Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” kjo është vajza nga Libohova e ekzekutuar në SHBA (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida, SHBA, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në një makinë. Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve të mitur, u gjet brenda makinës së saj pranë Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.

Mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasen Joana Peca, me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës. Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil ka pohuar për mediat amerikane se një telefonatë 911 erdhi rreth orës 17:30 pasdite të së shtunës ku thuhej se një personi ishte qëlluar. Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se gjetën 27-vjeçaren të vdekur brenda një makine nga një plagë e dukshme me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin të padëmtuar, por të tmerruar. “Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha e prekur oficerja e policisë.

Aktualisht policia vazhdon të hetojë të dyshuarit e mundshëm për krimin e rëndë që i mori jetën shqiptares. Policia iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi ketë ngjarje. Ndërkohë, Argjirolajm.net raporton se e reja shqiptare kishte emigruar prej kohësh për një jetë më të mirë në SHBA, ku ishte vendosur në Florida. Mësohet se shumë vite më parë, 27-vjeçares i kanë ekzekutuar babain në Shqipëri. Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe arsyet se si ka ndodhur krimi në fjalë, ndërkohë që policia amerikane po heton.


Related Posts

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al