• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy gjeorgjianë të arrestuar në Kakavijë, kapen me sasi të mëdha floriri (VIDEO)

06/01/2024
Dy gjeorgjianë të arrestuar në Kakavijë, kapen me sasi të mëdha floriri (VIDEO)

Policia kufitare e Kakavijës ka vënë në pranga dy persona shtetas gjeorgjian pasi në dalje të vendit tonë ju sekuestruan një sasi e madhe floriri dhe mijëra euro të cilat dyshohen se janë përfituar nga grabitja e banesave.

Policia bën me dije se të ndaluarit janë shtetasit me iniciale U. E. dhe O. G., ku në kroskotin e të cilit u gjetën të fshehura bizhuteri të ndryshme (50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave).

Njoftimi:

PKK Kakavije/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Sekuestrohen rreth 190 bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 2 monedha floriri, 1 orë dore e markës “Rolex” dhe çelësa për hapjen e dyerve dhe kasafortave.

Vihen në pranga 2 shtetas gjeorgjianë që kishin fshehur në kroskotin e automjetit, këto bizhuteri, të cilat dyshohen të jenë të vjedhura.

Sekuestrohen edhe 6000 euro që u gjetën gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve, në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije në bashkëpunim me shërbimet e Frontex, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit U. E. dhe O. G., në kroskotin e të cilit u gjetën të fshehura bizhuteri të ndryshme (50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me bizhuteritë dhe çelësat.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit U. E., 32 vjeç dhe O. G., 36 vjeç, dy banues në Gjeorgji.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2024/01/WhatsApp-Video-2024-01-04-at-9.43.06-AM.mp4

Related Posts

Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

Imuniteti Ballukut, Kuvendi mblidhet më 23 shkurt

16/02/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Dënimi me 2 vite burg, Beleri çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

16/02/2026
5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun
Kryesore

5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

16/02/2026
Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Lajme

Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

16/02/2026
Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai
Kryesore

Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai

16/02/2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!
Kryesore

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al