Dy gra në Gjirokastër kanë kallëzuar në polici bashkëshortin dhe ish bashkëshortin për dhunë. Policia thotë se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.Ç, vjeç 46, banuese në Gjirokastër, pasi ish bashkëshorti, shtetasi Y.Ç, vjeç 53, banues në Gjirokastër, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Po kështu u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen G.XH vjeç 38, banuese në Gjirokastër, pasi bashkëshorti, shtetasi A.XH vjeç 44, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
©ArgjiroLajm.net