Ernest Muçi po përshtatet mjaft mirë te Trabzonspor, teksa po shënon rregullisht dhe po dhuron spektakël. Trabzonspor duket se është bindur për blerjen e kartonit të sulmuesit kuqezi të huazuar nga Besiktas. Gjithsesi, te Trabzon duhet të shqetësohen, pasi asgjë nuk është e sigurtë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, dy klube angleze janë vendosur në lëvizje për Muçin dhe kanë dërguar skautë për të ndjekur nga afër lojtarin, në sfidën e fundjavës ndaj Fenerbahçes.
Për Trabzonspor, sfida ndaj Fenerbahçes është me rëndësi të madhe jo vetëm për sa i përket garës për titull, por edhe për sa i përket shfaqjes së potencialit të tyre evropian.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








