Dy kompani me famë ndërkombëtare në fushën Delivery, kompania spanjolle Glovo pjesë e kompanisë së ushqimeve “delivery Hero” dhe kompania e ushqimeve filandeze Wolt, kanë deklaruar se shumë shpejt do të hapin filialet e tyre në Shqipëri.
Njoftimet e tyre janë bërë në faqen Linkedin, ku po kërkojnë stafe për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Glovo do të fillojë punën nga Tirana dhe po kërkon personel. Kompania operon në më shumë se 1500 qytete në 25 vende dhe Tirana do të jetë një rrjet i ri shpërndarjeje.
Po ndërkohë, në fillim të janarit, kompania filandeze Wolt filloi procedurën e rekrutimeve për mundësinë e biznesit në Shqipëri. Wolt, me zyrat qendrore në Helsinki është themeluar në vitin 2014. Në 2022 ajo u ble totalisht nga platforma amerikane DoorDash. Si brand operon në 25 shtete, sipas sitit zyrtar.









