• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror

16/12/2025
Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror

Pesë ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, ku te Vllaznia janë grumbulluar vetëm 3 pikë nga 15 të mundshme, kanë konfirmuar krizën që po kalojnë shkodranët në këtë periudhë të edicionit. Teksa 9 herë kampionët e vendit tonë nga pretendentët numër një për titullin kampion para pak javësh, tashmë e kanë “lëshuar” këtë pozicion.

Duke qenë tashmë në ndjekje të kundërshtarëve direktë si Elbasani dhe Egnatia, të cilët kanë rikuperuar shumë e po ashtu parakaluar kuqeblutë në garën për vendet e para të renditjes. Kjo situatë e krijuar në këtë fundviti për kuqeblutë, duket se ka futur totalisht në presion shkodranët. Të cilët tashmë kanë si detyrim të fitojnë dy ndeshjet e fundit që mbyllin edhe vitin 2025 për kuqeblutë. Ku si fillim do jetë Tirana kundërshtar në këtë fundjavë në kuadër të javës së 17-të të edicionit e ndërsa mesjavën që vjen, Vllaznia do të presë në Shkodër, Flamurtarin, për të mbyllur llogaritë për gjysmën e parë të sezonit 2025-26 të Superiores. Dy takime ku për Vllazninë vlejnë vetëm 6 pikë dhe asgjë tjetër, kjo duke parë se përballë janë dy ekipet që mbyllin edhe klasifikimin e kampionatit. Dhe në këtë situatë ku shkodranët ndodhen edhe nën presionin e rezultatit, asgjë nuk është e garantuar, pavarësisht se objektivi është një dhe i qartë, marrja e 6 pikëve në dy ndeshjet e fundit. Kjo për të kthyer qetësinë e po ashtu kthyer kuqeblutë në rrugën e duhur në kampionat. Ku edhe pushimi dimëror duket se po vjen në momentin e duhur për skuadrën e Edi Martinit.

NDESHJET VENDASE – Në qoftë se ndeshjet në shtëpi deri para pak javësh ishin pika më e fortë e Vllaznisë në këtë sezon, ku shkodranët kishin marrë vetëm fitore në “Loro Boriçi”, ky “mit” ka rënë në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në Shkodër për kuqeblutë. Kështu ishte fillimisht Teuta, e cila ishte skuadra e parë që arriti t’i merrte pikë Vllaznisë në shtëpi këtë sezon. Me durrsakët që triumfuan 0-1 në javën e 13-të të Superiores, falë një goli të Beshirajt, duke i shkaktuar 9 herë kampionëve të vendit humbjen e parë këtë sezon në Shkodër. Por, ishte edhe Bylisi në javën e 16-të të kampionatit që arriti po ashtu të merrte pikë në Shkodër. Kjo me ballshiotët që morën një pikë plot vlera me rezultatin 1-1 ndaj Vllaznisë, në këtë mënyrë duke mos i lejuar kuqeblutë të rikthehen në rrugën e fitoreve në kampionat.

Pavarësisht se në letër ndaj mallakastriotëve ishin dukshëm favorit në letër, kjo edhe për faktin se dueli luhej në Shkodër. Pra, 2 ndeshje radhazi për kuqeblutë në shtëpi, të cilët nga 6 pikë të mundshme kanë arritur të marrin vetëm një të tillë. Duke humbur shumë në garën për vendin e parë në Superiore, ku tashmë Elbasani dhe Egnatia janë shkëputur ndaj skuadrës së drejtuar nga Martini. Për të llogaritur ndoshta edhe ndeshjen me Vorën, e cila pavarësisht se Vllaznia konsiderohej si udhëtuese, dueli u zhvillua në Shkodër.

Ku edhe në atë duel, Vllaznia pavarësisht se luajti në “Loro Boriçi” nuk shkoi më larg se barazimi 0- 0 ndaj debutuesve të Superiores. Një formë aspak pozitive kjo e Vllaznisë, që në 5 ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm 3 pikë, duke shënuar 2 gola e pësuar po ashtu dy të tillë. Ku skuadra me këto statistika duket si një ekip që pretendon për të mos u rrëzuar nga Superiorja dhe jo një skuadër që ka si qëllim fitimin e titullit kampion. Ku edhe pika më e fortë e kuqebluve, që deri tani ishin ndeshjet në shtëpi, duket se ka “rënë”. Me kuqeblutë që duhet të gjejnë sa më shpejt të jetë e mundur vetveten, për të dalë nga kjo situatë aspak e favorshme në të cilën ndodhen 9 herë kampionët e vendit tonë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i 1/8-ave, AEK i Strakoshës përballet me Celje, Fiorentina sërish ndaj skuadrave polake
Sport

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i 1/8-ave, AEK i Strakoshës përballet me Celje, Fiorentina sërish ndaj skuadrave polake

27/02/2026
Sport

Europa League/ Derbi italian në 1/8, hidhet shorti në Europa League, Roma sfidon Bolognën Po ditën e sotme u hodh edhe shorti për raundin e të 16 të Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në kontinent. Ra në sy derbi italian në këtë fazë, me Bologën dhe Romën, që do të sfidojnë njëra tjetrën në një duel për një biletë në çerekfinale. Stuttgart-Porto dh…

27/02/2026
Champions League/ Hidhet shorti i 1/8-ave, sërish përballja klasike Real Madrid-M.City, PSG sfidon Chelsea-n, përballje e lehtë për Barcelona e Bayern
Sport

Champions League/ Hidhet shorti i 1/8-ave, sërish përballja klasike Real Madrid-M.City, PSG sfidon Chelsea-n, përballje e lehtë për Barcelona e Bayern

27/02/2026
“Alarm i kuq” në Madrid, vijojnë problemet për Mbappe, ja alternativat e rikuperimit
Sport

“Alarm i kuq” në Madrid, vijojnë problemet për Mbappe, ja alternativat e rikuperimit

27/02/2026
NBA/ Skuadra e momentit, 11 fitore radhazi për Spurs, vijon kriza e Lakers
Sport

NBA/ Skuadra e momentit, 11 fitore radhazi për Spurs, vijon kriza e Lakers

27/02/2026
Amorim “thyen” arkën e United, shkarkimi i tij sjell një faturë të “kripur”
Sport

Amorim “thyen” arkën e United, shkarkimi i tij sjell një faturë të “kripur”

27/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë duhet të dini nëse hani pas orës 20:00?

Çfarë duhet të dini nëse hani pas orës 20:00?

28/02/2026
Beniada: Nuk jam single, është italian

Beniada: Nuk jam single, është italian

28/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al