Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjeçar nga Gjirokastra, pasi në makinën e tij u gjet drogë. Policia thotë se arrestimi i E.B, banues në Gjirokastër, nodhi një ditë më parë në Bistricë, pasi në mjetin e tij tip “Volksëagen”, gjatë kontrollit, iu gjetën dhe iu bllokuan dy pako me peshë 14.15 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis-Sativa. Cështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Sarandës.
©ArgjiroLajm.net