Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar në shkollat e Gjirokastrës. Mësohet se është infektuar një mësuese te shkolla 9-vjeçare “Urani Rumbo” dhe një nxënëse në shkollën private “Giusepe Grass”. Si rrjedhojë i janë marrë tamponet të gjithë stafit mësimdhënës në të dy shkollat. Pritet dalja e përgjigjes për të mësuar nëse ka të tjerë të infektuar apo jo.