Dy shqiptarë janë zënë ashpër me njëri-tjetrin në Larisa të Greqisë, për një grua. Protothema shkruan se dy bashkëkombasit që ishin dhe shokë me njëri-tjetrin u zunë, pasi të dy kishin interes për të njëjtën grua.
Në momentin e konfliktit dy shqiptarët po pinin në një lokal në Larisa. Debati degradoi deri në përdorimin e thikës. Për pasojë njëri prej tyre përfundoi në spital, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën dhe tjetri në polici për plagosje me thikë.









