Dy turistë në Valbonë rezultojnë të humbur që prej ditës së djeshme. Mësohet se ata ishin nisur në drejtim të Thethit, por në disa zona bora ende nuk është shkrirë dhe shtegu herë pas here bëhet i pakalueshëm.
Dy të humburve që besohet se janë nga 35 vjeç, u ka rënë bateria e telefonëve dhe kanë humbur kontaktet me policinë.
Kërkimet kanë nisur që të mëngjesin e së enjtes dhe vijojnë ende. Deri më tani, nuk ka informacione nga rojet mjedisore në Theth nëse janë parë dy turistët dhe as nga ana e Valbonës nuk ka informacion.
Mendohet se ata kanë humbur diku nga Rrogami deri në Qafë të Valbonës.
Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur kërkimet për gjetjen e turisteve.
Parku Kombetar i Valbones dhe Alpet shqiptare janë zona të frekuanetuara nga turistë vendas dhe të huaj.









