• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dyqan pa taksa edhe në Kakavijë/ Kush do e fitojë projektin miliona euro?

20/02/2020
Dyqan pa taksa edhe në Kakavijë/ Kush do e fitojë projektin miliona euro?

Një projektvendim i beftë i qeverisë i hap rrugën rikthimit të dyqaneve pa taksa në të gjitha pikat kufitare tokësore. Të njohura ndryshe si “duty free”, dyqanet që tregtojnë mallra pa taksa u mbyllën në vitin 2003 nga ish qeveria e Fatos Nanos për shkak të presionit të fortë të Bashkimit Europian dhe fondit monetar ndërkombëtar, të cilat i quanin ato si gropa të zeza në sistemin tatimor. E vetmja pikë që u lejua ishte ajo e aeroportit të Rinasit, për të stimuluar turizmin, por edhe vetë aeroportin I cili në atë kohë ndodhej në gjendje të mjerueshme.

Por projektvendimi i fundit i qeverisë rikthen sërish dyqanet e çliruara nga taksat në të gjitha doganat tokësore të vendit. Madje jo vetëm kaq. Bizneset që do të marrin këto “dutty free” do të kenë të drejtën të shesin edhe karburant pa taksa.

Projektvendimi i cili nuk është miratuar ende në qeveri çel një biznes miliona euro, i që krijon një shteg të madh për të shmangur taksat duke minuar edhe më shumë sistemin e brishtë tatimor të vendit. Arsyeja është e thjeshtë.

Në Shqipëri karburanti është një mall I taksuar fort. Sipas sistemit aktual, në çdo 1 litër karburant që kushton rreth 170 lekë, vetëm 70 lekë janë kosto produkti, ndërkohë që 100 lekë janë taksat që mbledh shteti.

Biznesi ose bizneset që do të marrin lejen për të hapur “duty free”-t nëpër doganat tokësore do të kenë të drejtën të shesin karburant pa paguar asnjë lekë taksë. Pra të shesin karburant me 70 lekë duke realizuar fitime marramendëse, dhe duke gërryer sistemin tatimor të vendit.

Në vitin 2015, qeveria vendosi të kufizojë deri në 200 litra sasinë e karburantit që një automjet mund të merrte në vendet kufitare si Maqedonia apo Kosova ku nafta kushton më pak për shkak të taksave më të ulëta. Përmes këtij vendimi qeveria krijon gropa të zeza në të gjitha pikat tokësore të vendit, ku mund të furnizohet jo vetëm qytetet kufitare, por edhe shtetasit e vendeve fqinje duke lulëzuar kështu kontrabandën.

Duket e çuditshme se çfarë e shtyn qeverinë dhe ministrinë e financave të propozojnë një nismë të tillë në një kohë kur buxheti i shtetit po kalon një situatë kritike për shkak të rënies së të ardhurave. Por me sa duket pas këtij vendimi mund të qëndrojnë interesa të forta ekonomikë, të bizneseve që do të shtien në dorë licencat për “dutty freet” në doganat e vendit./ TCH

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Studimi: Gratë që zgjedhin të mos rikthehen me ish-partnerin jetojnë më të lumtura dhe pa pendesa!

Studimi: Gratë që zgjedhin të mos rikthehen me ish-partnerin jetojnë më të lumtura dhe pa pendesa!

17/03/2026
Nuk u ftua nga Ancelotti, Neymar: Jam i zhgënjyer, por ëndrra mbetet gjallë

Nuk u ftua nga Ancelotti, Neymar: Jam i zhgënjyer, por ëndrra mbetet gjallë

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al