• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dyshohet se janë shqiptarë/ Si ndodhi masakra me 6 të vrarë në Greqi

11/09/2023
Dyshohet se janë shqiptarë/ Si ndodhi masakra me 6 të vrarë në Greqi

“Isha në shtëpi dhe papritmas dëgjova të shtëna. Mbi 100 – 150 të shtëna. Në fillim mendova se po bëje një dasmë ndaj dola të shoh”. Kështu e ka përshkruar njëri prej dëshmitarëve masakrën që ndodhi pasditen e kësaj të hëne në Loutsa në lindje të Athinës në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 6 shqiptarë janë ekzekutuar në një zonë rurale pranë një kryqëzimi rrugësh. Identitetet e viktimave nuk bëhen ende të ditura dhe rrethanat janë ende të paqarta.

“Dola jashtë. Shkova për të parë saktësisht se çfarë po ndodhte dhe ajo që pashë ishte vërtet e tmerrshme. 5 persona ishin të vdekur brenda në një makinë ndërsa një tjetër i shtrirë jashtë saj. Kam thirrur menjëherë policinë dhe atë erdhën. Kjo është ajo që pashë dhe kjo është ajo që dëgjova. Ngjarja ndodhi diku rreth orës 6 pasdite apo 6 pa një çerek” – thotë dëshmitari për gazetën greke Kathimerini. Policia gjeti 25 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Mediat greke shkruajnë se dyshohet se personi që është gjetur i vdekur jashtë makinës tip “Ford” me targa gjermane është edhe shoferi i saj. Mesa duket ai ka pasur debate me autorët që mendohet se kanë lëvizur me një motor dhe një automjet të zi, tip “Audi”. Për momentin hetuesit janë duke verifikuar 2 pista, nëse ajo ka qenë një pritë apo një takim që ka shkuar mes dy grupeve.

Viktimat janë qëlluar me pistoletë 9mm. Hetuesit besojnë se edhe viktimat i janë përgjigjur me zjarr plumbave, por pa mundur të shpëtojnë. Mediat greke shkruajnë se besohet që masakra të jetë një larje hesapesh mes grupeve kriminale. Kjo është një ngjarjet me numrin më të madh të viktimave në një ngjarje të këtij lloji në Greqi.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al