• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dyshonte se gruaja e tradhtonte me mësuesin e fshatit, xhelozia që solli krimin e rëndë

09/06/2021
Dyshonte se gruaja e tradhtonte me mësuesin e fshatit, xhelozia që solli krimin e rëndë

Qemal Bici 56-vjeç masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij, Menturie Bici 53-vjeçe. Vrasja makabre e gruas u regjistrua pasditen e së hënës dhe erdhi pas rreth 30 vitesh martesë të çiftit. Krimi i rënëdë ndodhi në një fshat të Librazhdit. Pas krimit, 56-vjeçari i dha fund jetës duke u vetëvarur në pemë pranë banesës. Sipas burimeve, autori i krimit dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte me një mësues, i cili dikur kishte punuar si drejtor shkolle në fshatin Dragostujë.

Më pas, arsimtari u transferua në një shkollë tjetër të Librazhdit, si mësues i thjeshtë. Pavarësisht transferimit, konfliktet midis çiftit kishin vazhduar, pasi burri dyshonte se bashkëshortja e vazhdonte lidhjen me arsimtarin, konflikt i cili kulmoi pasditen e së hënës që përfundoi me vdekjen e të dyve. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në banesën e çiftit para aktit tragjik të vrasjes, pasi ata kanë qenë të vetëm në shtëpi dhe me ardhjen e djalit të tyre 20-vjeçar në banesë, gjithçka kishte përfunduar. I riu i ka gjetur nënën të masakruar në shtëpi dhe më pas babanë të varur në pemë, të dy pa shenja jete.

Ngjarja e rëndë

Krimi brenda familjes u regjistrua pasditen e së hënës në fshatin e thellë malor të Librazhdit, ku Qemal Bici qëlloi disa herë me sëpatë gruan me të cilën kishte katër fëmijë. Pas masakrimit të bashkëshortes me sëpatë, duke e qëlluar në disa pjesë të trupit dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, 56-vjeçari ka varur veten në një pemë jo shumë larg banesës, dukë ndërruar jetë. Çifti kishin katër fëmijë, tre prej të cilëve jetojnë jashtë vendit, ndërsa këtu ndodhej vetëm djali i tyre 20-vjeçar. As ky i fundit nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ka ndodhur ngjarja, por kur është kthyer ka parë gjëmën e ndodhur në familje, duke gjetur nënën të vrarë dhe babanë të varur në pemë. Djali i çiftit ka qenë personi që ka lajmëruar në sallën operative duke denoncuar ngjarjen e rendë. Pas kësaj, në banesën e familjes Bici kanë shkuar forcat e rendit.

Policia njoftoi zyrtarisht se, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, kishte ndodhur një krim i rëndë në familje. Sipas Policisë, brenda në banesën e tyre, burri 56-vjeç kishte goditur me mjet të mprehtë bashkëshorten e tij 53 vjeçe e më pas kishte varur veten. “Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sëpatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron Policia lokale. Menjëherë pas ngjarjes është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Vrasja e Mentorie Bicit në Elbasan, e çon në 12 numrin e viktimave nga krime të tilla brenda familjes dhe ndodh brenda harkut të më pak 24 orëve pas zbulimit të një tjetër vrasjeje në Shkodër, ku një 55-vjeçar vrau me disa plumba motrën e tij.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al