Lulzim Basha i është bashkuar me ndjesinë e njeriut që i zë rrota bishtin, tubimit të 2 marsit, që do të organizojë presidenti i republikës. Pasi është futur në një kurbë paqësore dhe uljeje në tryezë me Rilindjen dhe disidentët e opozitës, kreu demokrat po e mbështet si i zënë në hall lëëvizjen e Metës. Sot ai i ka bërë një thirrje demokratëve dhe strukturave të PD-së për ti’u përgjigjur thirrjeve për mbrojtjen e Kushtetutës.
Mjafton të lexosh tekstin e vakët të publikuar nga lideri demokrat, për të kuptuar se atu nuk ka as zell dhe as zemër. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!’ ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike.
Po të lexohet me kujdes midis rreshtave ngërçi i flajorit të përdorur nga Basha është i dukshëm. Aty flitet për dhe qytetarë që duan që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë (sikur demokracia është në stad normal por duhet konsoliduar edhe më shumë) dhe dhe jo për tu bërë barrikadë ndaj përdhosjes së saj sikurse ka bërë thirrje Ilir Meta.
Së dyti Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm që shumë nga militantët e tij nuk e kanë për zemër as Metën as LSI-në, të cilët i shohin si një shushunjë që rriten në trupin e parive të mëdha. Prandaj, nëse dikush do të donte vërtet ti motivonte ata nuk do mjaftohej me thirrjet ti bashkëngjitemi presidentit dhe të mbrojmë kushtetutën. Thirrja mobilizuese do të ishte : “Ti bëjmë bllok Ramës dhe ta ndalojmë atë të kapi çdo institucion”. Vëtëm kështu një profesionist i mitingjeve të PD do të motivohej të dilte në boulevard. Por Basha këta ka rrefuzuar ta bëjë, madje as nuk nga marrë guximin ta përmendi emrin e Ramës në apel.
Së treti, nëse mbetet në fuqi udhëzimi që raportojnë mediat opozitare nga selia e PD-së, se kjo parti i ka bërë thirrje njerëzve të saj të dalin në 2 mars, por nuk do ti sigurojë atyre infrastrukturën e nevojshme për ta bërë këtë, kjo pastaj nuk ka më nevojë për koment. Ajo dëshmon se apeli i Bashës ka qenë sipas shprehejes së vjetër: “M’ka ç’u nana me la gojën”.
Natyrisht askush nuk e obligon kreun e PD-së të mbushë me njerëz mitingjet e presidentit. Basha është në të drejtën e vet edhe ti bojkotojë krejtësisht ato duke ruajtur status quo-në e pares me rilindasit. Por nëse vepron kështu ai së paku duhet të heqë dorë nga thirrjet e shtira për një front të përbashkët kundër rregjimit që po kap gjithçka, e që ka për qëllim ti thotë ndal autarkisë të Ramës./ Lapsi.al









