Valton Loka, i njohur shkurt si Toni, do të varroset në atdheun e tij. Bashkëshortja e tij e re, 26-vjeçe, vejushë tashmë, me dy fëmijët e tyre të vegjël, 7 dhe 15 muajsh, është nisur nga Kreta e Greqisë tashmë.
Nga dëshmitë e fqinjëve grekë, Toni Loka, i vrarë me thikë nga fqinja e e droguar, ishte një njeri i respektueshëm dhe një prind i mrekullueshëm, publikuar kjo dhe nga mediat greke. Po ashtu, fotot familjare të Toni Lokës dëshmojnë lidhjen e ngushtë të tij me gruan dhe fëmijët që la pas.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”18″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]









