Një pamje rrëqethëse është ajo në këto foto nga operacioni i kërkim shpëtimit në Thumanë mëngjesin e sotëm, kur burrë e grua janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat.
Mësohet se një tjetër familje në Thumanë u shua nga tërmeti i fortë i të martës në mëngjes herët. Operacioni ndërkohë po vijon dhe më shumë se 2400 efektivë policie janë në terren, së bashku me forcat speciale të mbërritura nga disa shtete që po i japin ndihmë Shqipërisë në këto orë ankthi e paniku. Të tjerë persona janë nën rrënoja që presin të shpëtohen.