Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, Artan Kaja. Mësohet se i arrestuar, në fakt që u dorëzua vetë është shoku i tij Marjan Pepa.
Sipas mediave italiane, 52-vjeçari e vrau me një të shtënë arme në kokë me 7 janar. Bëhet me dije se Pepa refuzon që të flasë dhe të thotë arsyet e vrasjes së shokut. Ndërkohë, hetuesit nuk përjashtojnë pistën që Pepa t’ia ketë dhënë armën një personi të tretë.
Po sipas mediave italiane, Artan Kaja e futi Pepën në shtëpi, i cili së fundmi ishte papunë dhe në vështirësi ekonomike. Kaja e ndihmoi që të gjente punë edhe si shofer kamioni për një kompani në Itali. Me kalimin e kohës, shoqëria e tyre u ftoh.