• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E gjetën të masakruar, flet babai i shqiptares në Itali: I dashuri i saj më përqafoi, ishte i pikëlluar

02/04/2025
E gjetën të masakruar, flet babai i shqiptares në Itali: I dashuri i saj më përqafoi, ishte i pikëlluar

Një ngjarje e rëndë trondit Romën mëngjesin e sotëm, pasi 22-vjeçarja shqiptare, Ilaria Sula, e cila ishte shpallur e zhdukur që prej 25 marsit të këtij viti, u gjet e vrarë nga i dashuri i saj Mark Antony Samson, brenda një valixheje të hedhur në një greminë.

Babai i Ilarias, Flamur Sula, ka treguar për mediat italiane se telefonatën e fundit me të bijën e ka pasur të martën e 25 marsit, ditën kur ajo u zhduk, ku dhe e bija i kishte thënë se do ktheje në shtëpi pas disa ditësh.

Flamur Sula ka treguar se pas kësaj telefonate, e bija nuk e kishte telefonuar si gjithmonë, por bisedën e kishin zhvilluar me mesazhe, dhe kjo kishte ngritur dyshime tek ta se diçka nuk shkonte, pavarësisht se Iliaria u kishte shkruar se ishte mirë.

“Hera e fundit që folëm me Ilarian ishte e martë dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën. Ajo jeton me shoqet e saj në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj morëm disa mesazhe nga celulari i saj që shkruante: ‘Përshëndetje, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Kam dalë me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji.’ Pastaj më përsëriste: ‘Mos u shqetëso, jam mirë.’ Kjo gjë na shqetësoi, sepse po të ishte vërtet vajza që po shkruante, do të më telefononte”, tregon ai.

Babai i 22-vjeçares ka rrëfyer më tej se kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj të shtunën e 29 marsit dhe një ditë më pas janë takuar dhe me të dashurin e saj në komisariat, i cili siç tregon Flamur Sula, i riu ishte shprehur i pikëlluar për zhdukjen e saj, madje dhe e kishte përqafuar.

“Të shtunën shkuam për të bërë denoncimin për humbjen e saj. Më pas, të dielën, takuam në komisariat të dashurin e vajzës time, nuk e dinim që ata ishin ndarë. Ai na tha se ishte shumë i pikëlluar dhe ishte i shqetësuar për humbjen e saj. Dukej i qetë dhe më dha edhe një përqafim”, rrëfen Flamur Sula, babai i Ilarias.

Mediat italiane shkruajnë se sipas burimeve mjeko-ligjore, ajo vdiq të paktën 48 orë para se të gjendej, ndërsa pritet që në vijim të caktohet edhe ekipi mjeko-ligjor që do të bëjë autopsinë.

Samson, ish i dashuri me origjinë filipinase i Ilarias ka pranuar krimin makabër para policisë dhe ka qenë vetë ai që i ka treguar atyre vendin ku kishte fshehur valixhen me trupin e pajetë të studentes shqiptare.

Ai ka thënë para oficerëve të policisë se vrau me thikë Ilaria Sulën, më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në greminë. Pas vrasjes ai raportohet se mori telefonin e studentes shqiptare, përmes të cilit postonte në rrjete sociale si të ishte ajo.

Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes.

Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

Ilaria emigroi nga Shqipëria në Terni kur ishte fëmijë, së bashku prindërit e saj të cilët nisën një jetë të re në provincën Umbrian.

Nëna e saj punon si pastruese ndërsa i ati në një kompani ndërtimi. Familja jeton në një pallat pranë stadiumit Liberati.

Para se të shkonte të jetonte në Romë, Ilaria ndoqi me sukses shkollën e mesme Angeloni, në degën Ekonomi dhe shkenca sociale.

Sapo u diplomua, vendosi të regjistrohej në Universitetin “La Sapienza” për të vazhduar studimet në Fakultetin e Shkencave Statistikore.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al