Nje pushues ka mbetur i plagosur nga një gomone në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit” në Karaburun të Vlorës. 56-vjeçari nga Tirana, sipas policisë ka qenë në mol në momentin që është përplasur nga gomonia e cila po ankorohej.
56-vjeçari kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli, thotë policia, ndërsa thekson edhe njëherë se zona ki ka ndodhur aksidenti s’ka të bëjë me zonë plazhi]
“Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi)”, njofton policia.
56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare. Drejtuesi i gomones është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.