Një grua nga fshati Golem i Gjirokastrës është transportuar sot me urgjencë në spitalin ‘Omer Nishani’. Jetë Leskaj ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe kishte nevojë urgjente për të shkuar në spital. Por për shkak të rrugës me dëborë, lëvizja e saj privatisht nga familjarët ishte e vështirë. E moshuara u transportua në Gjirokastër me mjete të ARRSH Rajoni Jugor. Tashmë ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke marrë ndihmën e nevojshme. Argjirolajm.net sjell foto dhe video nga mbërritja e saj në spital.










