• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“E joshte me dhurata që kur ishte 12 vjeç. I kishte blerë edhe celular”, si nisi abuzimi me vajzën e mitur në Libohovë. Zbardhen detaje të tjera

05/11/2021
Në gjendje të rënduar psikologjike, i bie murit me kokë në komisariatin e Gjirokastrës/ Zbardhet dëshmia e 54-vjeçarit që abuzonte me vajzën e mitur të nipit

Një tjetër ngjarje e rëndë me sfond seksual është zbuluar kësaj here në Gjirokastër. Një vajzë e mitur, e cila aktualisht është 16 vjeçe, dyshohet të jetë përdhunuar nga një i afërm i familjes për një periudhë rreth 4-vjeçare. Denoncimi për abuzimin seksual të 16-vjeçares është bërë nga familjarët e saj, pasi e mitura u rrëfeu ngjarjen tronditëse ditën e mërkurë. Pas kallëzimit në Polici, 53-vjeçari i identifikuar si Kabuli Hunda, është arrestuar.

Ndërsa ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të hemorragjisë për ditë të tëra, vajza ka vendosur t’i tregojë të vërtetën nënës së saj. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë.

Gruaja thotë gjatë një deklarate për mediat, se përgjatë këtyre viteve nuk e ka kuptuar që vajza e saj abuzohej seksualisht nga 53- vjeçari. Ajo theksoi se Kabuli Hunda, i cili është daja i bashkëshortit të saj, kishte hyrje-dalje në shtëpinë e tyre. Mësohet se 53-vjeçari ishte kthyer pak kohë më parë nga Greqia pas vdekjes së të shoqes dhe jetonte vetëm, ndërsa ka një vajzë mbi 20 vjeçe. Të dyja familjet janë në gjendje të keqe ekonomike, ndërsa prindërit e vajzës janë me probleme shëndetësore.

Duke shfrytëzuar këto rrethana, dyshohet se 53-vjeçari ka krijuar lidhje intime me të miturën kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe. Shfrytëzimi seksual i së miturës është vënë re nga komuniteti ku ajo jetonte, por askush nuk ka bërë denoncim. Vajza u ka rrëfyer familjarëve të saj se abuzohej seksualisht nga daja i babait të saj që në moshën 12-vjeçare dhe për herë të parë kishin kryer marrëdhënie në banesën e Kabuli Hundës.

Ditët e fundit 16-vjeçarja ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo ndodhet e shtruar në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike. Burime nga spitali pohojnë se ka pasur hemorragji të rëndë, gjë që ka rënduar gjendjen e saj shëndetësore. Fillimisht vajza u shtrua në reanimacionin e spitalit.

Për shkak të nivelit shumë të ulët të hemoglobinës, vajza rrezikonte të humbte jetën. Fillimisht mjekët kanë dyshuar se vajza vuante nga leucemia, por nuk përjashtuan mundësinë e ndonjë aborti spontan që mund të jetë kryer në kushte shtëpie. Do të jenë analizat e mëtejshme dhe raporti mjekoligjor ai që do të përcaktojë shkakun e saktë të shqetësimeve shëndetësore të adoleshentes. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të prindërve, ka qenë xhaxhai i vajzës ai që ka bërë denoncimin në Policinë lokale.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se 53-vjeçari i jepte herë pas here dhurata vajzës që kur ishte në moshën 12-vjeçare. Madje, sipas të dhënave, ai i kishte blerë edhe një telefon celular. Për shkak edhe të lidhjeve familjare, duket se 53-vjeçari ka përfituar nga afrimiteti i familjeve për të abuzuar me vajzën që në moshë fare të vogël. Aktualisht vajza po ndjek gjimnazin në qytezën e Libohovës.

Nëna rrëfen dramën e abuzimit të vajzës: Si e mora vesh lajmin

Nëna e 16-vjeçares së abuzuar në Libohovë rrëfen momentet dramatike kur ajo mori vesh atë çfarë i kishte ndodhur vajzës së saj prej disa vitesh pa kuptuar asgjë. Në gjendje të vështirë ekonomike, ajo shprehet se ishte vajza që i kishte rrëfyer gjithçka pas vitesh abuzimi. Kohët e fundit gjendja shëndetësore e vajzës është rënduar së tepërmi dhe ky ka qenë momenti kur ajo ka vendosur t’u rrëfejë prindërve atë çfarë kishte ndodhur me të për vite.

Po ju nuk kishit kuptuar gjë?

Fare.

Kush ua tregoi?

Vetë vajza.

Çfarë tha vajza?

Vajza tha që kështu kështu ma bëri. Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij.

Çfarë e ke këtë burrin?

Xhaxhanë e burrit, i ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di se si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo ishte e vogël, edhe unë dridhem tani. Vajza më tha vetëm dje, nuk më shkonte mendja se e kisha xhaxhanë e burrit dhe thashë se na përkrahte.

A shkonte vajza shpesh te xhaxhai i burrit?

Vinte ai për kafe.

Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Si është gjendja e vajzës?

Shyqyr Zotit tani është shumë mirë. Vajza do të më kishte vdekur, është e katërta ditë sot që vetëm qan.

Ju si ndiheni?

Unë nuk e dua jetën time fare, kemi shumë frikë, trembemi se do të marrim një opinion shumë të keq.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ekskluzive për fansat: Loredana dhe Karim në dokumentarin e vitit 2026

Ekskluzive për fansat: Loredana dhe Karim në dokumentarin e vitit 2026

26/12/2025
Tension në “BBVK”! Labi pi nga shishja e mbushur me detergjent nga Alba!

Tension në “BBVK”! Labi pi nga shishja e mbushur me detergjent nga Alba!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al