• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)

09/12/2025
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një formë të pazakontë proteste para Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe pa asnjë logo partie. Ai deklaroi në Dita Jonë në A2 CNN se ka dalë si qytetar dhe aktivist, i zhgënjyer nga mungesa e reagimit shoqëror ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.

Lapaj theksoi se kishte pritur protesta dhe përballje publike në dhjetor, sidomos për çështje që prekin të rinjtë dhe studentët, për ikjen masive nga vendi dhe mungesën e shpresës. “Mendova të bëhem një shkëndijë. Një shkrepëse e vogël që mund të ndezë një lëvizje që Shqipëria e ka shumë nevojë,” u shpreh ai, duke theksuar se problemet e sotme nuk i zgjidh asnjë parti e vetme.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj institucioneve të drejtësisë, sidomos ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa mbrojtja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku sipas tij tregon frikën e Ramës nga përparimi i hetimeve. “Po dal për pavarësinë e gjyqësorit. Ky është moment historik. O vendoset drejtësia, o ky shtet shkon drejt shkatërrimit,” tha Lapaj.

Sa i përket qëndrimit në protestë, Lapaj u shpreh se do të rrijë aq sa ta mbajnë forcat. “Do qëndroj derisa misioni të përmbushet. Uroj që qindra e mijëra qytetarë t’i bashkohen kësaj thirrjeje. Nëse ndodh shpejt, aq më mirë të kthehem te vajza ime,” deklaroi ai.

Lapaj tregoi se gjatë natës nuk ka qenë i vetëm. Qytetarë kanë shkuar për ta mbështetur, disa për disa orë, të tjerë duke i sjellë ujë të ngrohtë dhe batanije. Ai beson se protesta do të rritet në përmasa dhe se është koha që rinia, studentët, fermerët dhe të gjithë ata që ndihen të papërfaqësuar nga politika të reagojnë.

“Shteti nuk është pronë personale. Na duhet ta mbyllim tranzicionin dhe të ndërtojmë institucione të drejta, që qytetarët t’u besojnë taksave dhe ligjit,” tha Lapaj në Dita Jonë.

Related Posts

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale
Kryesore

E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

09/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta
Kryesore

Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta

08/12/2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë
Kryesore

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë

08/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harry Kane një “përbindësh”, anglezi thyen rekordin e Gerd Myler

Harry Kane një “përbindësh”, anglezi thyen rekordin e Gerd Myler

09/12/2025
Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner shkëlqejnë në daljen e tyre të dytë zyrtare në tapetin e kuq

Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner shkëlqejnë në daljen e tyre të dytë zyrtare në tapetin e kuq

09/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al