• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E konvertoi në muslimane që të martohej me të/ Protesta për adoleshenten e marrë peng nga 44-vjeçari

31/10/2020
E konvertoi në muslimane që të martohej me të/ Protesta për adoleshenten e marrë peng nga 44-vjeçari

Në Karachi e Lahore kanë shpërthyer protestat pasi adoleshentja 13-vjecare kristiane Arzoo Raja ishte marrë peng nga një musliman 44 vjeçar në Pakistan, i cili e detyroi të konvertohej në fenë e tij për t’u martuar. Ngjarja ka shkaktuar protesta në Karachi e Lahore dhe aktivistët kërkojnë anullimin e martesës. Lidhja është konsideruar e ligjshme nga një gjykatë në Pakistan pasi burri tha se vajza e vogël u konvertua me dëshirën e saj. Aktivistë dhe qytetarë kërkojnë anulimin e martesës.
Arzoo Raja u mor me forcë nga shtëpia e saj në Karachi më 13 tetor, dhe dy ditë më vonë burri tregonte një çertifikatë ku thuhej se ajo ishte 18 vjeçe, dhe se ishte konvertuar në fenë e tij. Sipas raportimeve, në seancën gjyqësore Arzoo ishte përpjekur të vraponte drejt nënës së saj por burri e mbante të kapur nga krahu për të mos u larguar. Babi i saj tha se fëmija ishte marrë peng nga shtëpia kur të dy prindërit ishin në punë.
Kur policia kontaktoi familjen dy ditë më vonë, ata informuan prindërit se “burri” kishte një çertifikatë martese, thuhej në raportin e grupit vendas për të drejtat e kristianëve CLAAS. Drejtori i tij Nasir Saeed tha: “Shpesh vajza të vogla kërcënohen për të dhëne deklarata kundër vulnetit të tyre, duke thënë në gjykatë se janë martuar dhe konvertuar në fenë islame me dëshirën e tyre”.
Arzoo gjithashtu raportohet se ka ndryshuar emrin në Arzoo Fatima pasi gjyqtari tha se ishte konvertuar në fenë islame me dëshirën e saj. Në çertifikatën e martesës thuhet se ajo është 18 vjeçe, por familja e saj tregoi një çertifikatë ku vajza rezultonte vetëm 13 vjeç. 21% e vajzave në Pakistan martohen para moshës 18 vjeçare. Në 2017, qeveria e Pakistanit u përpoq të ndalonte martesat e vajzave nën moshë duke caktuar dënime me deri në 10 vjet burg për shkelësit.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë duhet të dini nëse hani pas orës 20:00?

Çfarë duhet të dini nëse hani pas orës 20:00?

28/02/2026
Beniada: Nuk jam single, është italian

Beniada: Nuk jam single, është italian

28/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al