• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E kuptoi se po bëhej kokë turku, Patrice Evra zbulon pse u largua Ronaldo nga Juventusi

29/10/2021
E kuptoi se po bëhej kokë turku, Patrice Evra zbulon pse u largua Ronaldo nga Juventusi

“La Repubblica” ka zhvilluar një intervistë me Patrice Evra, ku është pyetur ndër të tjera edhe për shkakun e largimit të papritur nga Juventusi të mikut të tij, Cristiano Ronaldo. Ish-futbollisti francez u përgjigj: “Sepse Cristiano ka nevojë për dashuri dhe respekt. Ai e kuptoi se në Torino po bëhej ‘kokë turku’ për rezultatet e pakënaqshme të Juventusit.
Shumë harrojnë se fitimi i Serie A është një sfidë çdo vit. Nëse pyet presidentin Agnelli, qëllimi i vërtetë i Juventusit çdo vit (për të) është gjithmonë të triumfojë në Serie A, jo në Champions. Kritikat ndaj Ronaldos në Itali kanë qenë qesharake, madje edhe pak hipokrite. Më pas patën peshën e tyre edhe fjalët e Allegrit në konferencën për shtyp, kur tha se ‘Cristiano nuk do t’i luajë të gjitha ndeshjet’.
Nuk ka nevojë t’i thuash disa gjëra publikisht, thuajini privatisht. Cristiano i ndjen shumë këto gjëra dhe ndikohet prej tyre. Me pak fjalë, Ronaldo kishte frikë të konsiderohej fajtori i parë për dështimet te Juventusi. Për më tepër, edhe pse ka luajtur për Real Madridin dhe Juventusin, dashuria e vetme e vërtetë e tij është Manchester United.
Pse u kthye në “Old Trafford”? Ngaqë vetëm aty gjeti respektin dhe dashurinë që kërkon. Në Manchester nuk do t’ia lejonte vetes askush ta kritikonte atë, ndryshe nga çfarë i ndodhi te Juventusi. Kjo ishte vendimtare për lamtumirën e tij. Pra, sapo pati mundësinë të rikthehej te Manchester United, nuk u mendua dy herë. Juve duhet ta kishte kuptuar se Cristiano kërkon dashuri dhe respekt. Kur i merr ato, Cristiano jep jetën për ty”.

Related Posts

ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë
Sport

ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë

24/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj
Sport

Goli i Brojës i shpëtoi stolin, trajneri Parker: Ishte rezultat i madh

24/12/2025
FOTO/ Te Lecce “fërkojnë duart”, “fluturon” kartoni i Medon Berishës

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Historia e errët që fshihet pas banores së re të Big Brother VIP 5: I fejuari i vrarë në oborr

Historia e errët që fshihet pas banores së re të Big Brother VIP 5: I fejuari i vrarë në oborr

24/12/2025
ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë

ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al