• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E martë, 19 korrik: një mëngjes historik për Shqipërinë

18/07/2022
E martë, 19 korrik: një mëngjes historik për Shqipërinë

Nga Enver Robelli

Mëngjesi i ditës së nesërme është një mëngjes historik. Mbi 30 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, Bashkimi Europian do të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Se a do të shndërrohet mëngjesi i nesërm në ditë historike, varet se në ç’drejtim do të lëvizë Shqipëria në vitet e ardhshme. Në 30 vitet e fundit Shqipëria ka kaluar nëpër drama të vërteta – herë ka qenë buzë luftës civile, herë buzë kolapsit institucional. Krim, korrupsion e kaos kanë qenë tri fjalët dhe fenomenet mallkuese që e kanë shoqëruar vendin me dy dete e natyrë të mrekullueshme.

Për dështimet e deritanishme fajin e bartin dy partitë kryesore, socialistë e demokratë – përfshirë satelitët e tyre. Është shumë e qartë se kështu s’mund të vazhdojë më në të ardhmen nëse Shqipëria vërtet dëshiron të bëhet si gjithë Europa, ashtu siç ishte ëndrra e shqiptarëve patriotë në fillim të viteve 90-të. Shqipëria në këto dekada ka bërë shumë hapa përpara, por meritat për këtë në radhë të parë u takojnë shqiptarëve, pastaj edhe bashkësisë ndërkombëtare – më 1997 ishte ndërhyrja ndërkombëtare që e shpëtoi Shqipërinë nga shpërbërja dhe lufta e gjerë civile. Mijëra njerëz janë vrarë, miliona shpresa janë zhgënjyer, dhjetëra-mijëra shqiptarë kanë ikur drejt Perëndimit, të gjithë zemërpërvëluar që kastat e politikanëve të papërgjegjshëm nuk kanë qeverisur me duar të pastra, por grabitur me duar të përlyera.

Shumë shqiptarë janë kthyer në atdhe. Me përvoja të reja, me entuziazëm të ri, me ide të reja, ata po e bëjnë Shqipërinë një vend edhe më të bukur, më human dhe më perëndimor. Por trendi i ikjes nga atdheu vazhdon.

Vetëm një klasë tjetër politike mund ta ndryshojë këtë trend. Ajo klasë politike duhet të përbëhet nga figura të reja, që shquhen për etikë e moral publik. Shqipërinë nuk do të mund ta çojnë drejt BE-së as shkaktarët e Gërdecit, as ata që qeverisin me banda (edhe të drogës). Klasat politike të deritanishme nuk kanë as interes, as synim, as ambicie ta europianizojnë dhe perëndimizojnë Shqipërinë. Sepse një Shqipëri ku sundon ligji dhe ku keqpërdoruesi ndëshkohet, nuk toleron këso klasash politike si këto të deritanishmet.

Përkundër të gjitha zhgënjimeve, mëngjesi i ditës së nesërme është një mëngjes historik. Shqipëria fillon një kapitull të ri të ecjes së saj të zorshme drejt BE-së, atje ku e ka vendin, atje ku do të duhej ta kishte vendin. Përkundër të gjitha dëshpërimeve në politikën e brendshme, Shqipëria në rrafshin ndërkombëtar ka shënuar disa suksese. Është bërë anëtare e NATO-s, një sukses që i afrohet aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Aktualisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ka kryesuar OSBE-në. Ka marrë liberalizimin e vizave për Zonën e Schengenit. Miliona shqiptarë kanë parë Perëndimin dhe të mirat e lirisë – që fillojnë nga liria e të shprehurit, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, ekonomia e tregut, institucionet funksionale. Shqipëria është në shumë fusha larg këtij ideali. Shumë larg. Që të mos stagnojë ende, për këtë duhet të kujdesen vetë shqiptarët. Është vendi i tyre. Përtej çdo patetike: nuk ka vend më të mirë në botë.

Nga prizmi i shqiptarëve të Kosovës, ngjarja e mëngjesit të nesërm është një moment gëzimi. Gëzim për Shqipërinë. Gëzim për shumë të arritura të përbashkëta. Gëzim vëllazëror dhe motëror për rinjohjen e vazhdueshme pas gati një shekulli pengesash në lëvizje, pas një shekulli dhune e terrori. Shqiptarët nesër duhet të jenë krenarë, por edhe vigjilentë: kështu si deri më tani nuk duhet të vazhdojë më. E kam fjalën për mënyrën si është qeverisur Shqipëria deri më tani. Po vazhdoi kështu, gëzimi i nesërm lehtë shndërrohet në dëshpërim.

Ka vende në Ballkan që negociojnë me BE-në qe më shumë se 100 muaj dhe nuk kanë arritur askund. Për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit e krimit. Etërit themeltarë të Shqipërisë dhe personalitetet e përjetshme nesër do të ishin shumë të lumtur. Por çfarë do të na porosisnin Faik Konica e Fan Noli, Ismail Qemali e Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi e Ernest Koliqi, Martin Camaj e Zef Pllumi, Arshi Pipa e Pjetër Arbnori dhe shumë e shumë të tjerë emra të paharrueshëm? Porosia e tyre me siguri do të ishte që fati i Shqipërisë në të ardhmen të vendoset në duart e politikanëve që e duan Shqipërinë deri në vetëmohim dhe jo deri te tenderi i ardhshëm. Sepse një vend, një shoqëri dhe një komb është i lumtur vetëm kur nga e mira e përgjithshme përfitojnë jo vetëm pushtetarët, por edhe të varfrit, të pastrehët, të pashpresët. Dhe të gjithë të tjerët. Nesër është një ditë shprese dhe një ditë për të vizatuar ëndrra në horizont.

Related Posts

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani
Lajme

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani

15/12/2025
Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara
Kryesore

Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara

15/12/2025
Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”

15/12/2025
Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara
Kryesore

Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara

15/12/2025
Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije
Kryesore

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije

15/12/2025
Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së
Kryesore

Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

16/12/2025
Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al