• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“E nisën ata…”, plas lufta mes Tajlandës dhe Kamboxhias, shumë viktima dhe të plagosur

24/07/2025
“E nisën ata…”, plas lufta mes Tajlandës dhe Kamboxhias, shumë viktima dhe të plagosur

Një konflikt i armatosur ka shpërthyer këtë të enjte, më 24 korrik, në kufirin mes Kamboxhias dhe Tajlandës, si pasojë e të cilit ka shumë viktima dhe të plagosur, ndërkohë që të dyja vendet fajësojnë njëra-tjetrën se e ka nisur sulmin e para.
Siç shkruan “The Guardian”, luftimet e ashpra nisën mëngjesin e sotëm pranë tempullit hindu Khmer, Ta Muen Thom, pas javësh tensioni në rritje mes dy fqinjëve të Azisë Juglindore.
Të dy vendet pretendojnë se pala tjetër ka hapur zjarr e para. Ushtria tajlandeze tha se trupat kamboxhiane kanë qëlluar pranë tempullit dhe kanë dërguar një dron vëzhgues përpara se të futnin trupa të armatosura rëndë, duke përfshirë dhe hedhëse raketash. Kamboxhia i mohoi këto akuza dhe Ministria e saj e Mbrojtjes pretendoi se ishte ushtria tajlandeze që e filloi e para sulmin e armatosur.
Ushtria tajlandeze tha se ka mbyllur të gjitha pikat kufitare dhe se luftimet po zhvillohen në gjashtë zona të ndryshme.
Ministria e Jashtme e Tajlandës deklaroi se ushtria kamboxhiane ka sulmuar përveç një baze ushtarake dhe zona civile, përfshirë një spital, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën të paktën 11 civilë tajlandezë, përfshirë një fëmijë tetëvjeçar.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë i Tajlandës, i cili dënoi sulmin e Kamboxhiës duke shtuar se veprime të tilla mund të konsiderohen krime lufte dhe se Kamboxhia duhet të mbajë përgjegjësi. Ushtria tajlandeze tha se numri më i madh i viktimave ndodhi në provincën Si Sa Ket, ku gjashtë persona u vranë pasi u qëllua ndaj një stacioni karburanti.
Bombardimet me artileri të Kamboxhiës mbi shtëpi tajlandeze shkaktuan gjithashtu viktima të tjera, tha një shef rrethi në provincën Surin.
Ndërkohë kryeministri kamboxhian Hun Manet i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thërrasë një “mbledhje urgjente” për shkak të konfliktit të armatosur.
Hun Manet i ka shkruar një letër drejtuar Asim Iftikhar Ahmad, përfaqësuesit të përhershëm të Pakistanit në OKB, njëkohësisht president i këshillit të sigurisë për korrikun 2025.
“Duke marrë parasysh agresionet jashtëzakonisht të rënda të kohëve të fundit nga Tajlanda, të cilat kanë kërcënuar rëndë paqen dhe stabilitetin në rajon, ju kërkoj me ngulm të thërrisni një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për të ndaluar agresionin e Tajlandës.”- thuhet në letër.
Letra akuzon Tajlandën për “sulme të paprovokuara, të paramenduara dhe të qëllimshme” ndaj pozicioneve kamboxhiane përgjatë zonave kufitare.
Ushtria tajlandeze ka pranuar se ka kryer sulme ajrore mbi objektiva ushtarake në Kamboxhia. Tajlanda tha se një avion luftarak F-16 ka qëlluar brenda territorit kamboxhian dhe ka shkatërruar një objektiv ushtarak. Ushtria shtoi se disa avionë të tjerë janë gati për t’u përdorur.
“Ne kemi përdorur fuqinë ajrore kundër objektivave ushtarake sipas planit,” u tha gazetarëve zëvendës zëdhënësja e ushtrisë tajlandeze, Richa Suksuwanon.
Ish-kryeministri i fuqishëm kamboxhian Hun Sen, babai i kryeministrit aktual Hun Manet, deklaroi se dy provinca kamboxhiane janë goditur nga artileria tajlandeze.
Në një deklaratë të publikuar online, Hun Manet tha: “Kamboxha gjithmonë ka mbajtur qëndrimin për të zgjidhur problemet në mënyrë paqësore, por në këtë rast nuk kemi tjetër zgjidhje përveçse t’i përgjigjemi me forcë të armatosur agresionit të armatosur.”

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

11/04/2026
Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al