• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E papritur/ Vangjel Tavo braktis garën në Gjirokastër, deklaron dorëheqjen dhe shpjegon arsyet

01/04/2021
Vangjel Tavo akuza për Policinë në Gjirokastër: Po bëhet puç institucional, nuk ikim derisa të hapen dyert e pallatit të sportit (VIDEO)

Në më pak se një javë nga nisja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, kandidati për deputet i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka dhënë dorëheqjen nga gara. Përmes një letre publike ai sqaron arsyet e këtij vendimi të papritur. Ne po e sjellim më poshtë të plotë letrën e tij.

Letër publike nga Vangjel Tavo

Miq të nderuar të qarkut Gjirokastër, dua t’ju komunikoj një vendim aspak të lehtë që kam marr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Unë nuk do ta vazhdoj më tej garën elektorale. Për këtë kam njoftuar shefe Monën dhe kam dërguar në KQZ kërkesën time përpara se të miratohet zyrtarisht fleta e votimit. Jam menduar shumë gjatë për këtë vendim, por me rrethanat që u krijuan së fundi u binda plotësisht se ky është vendimi i duhur. Është fyerje e madhe për mua si politikan prej 20 vitesh, që të dalin disa tipa të flasin në emrin tim nëpër sokaqet e Gjirokastrës dhe madje të ofrojnë lekë në këmbim të votës. Unë nuk jam legen, që të lejoj të tjerët të ofrojnë lekë në emrin tim. Unë lekët e mia i shpërndaj vetë, s’mund të lejojë palaçot e “Rilindjes” t’i marrin ekskluzivitetin e blerjes së votave LSI-së.

Ne si parti kemi traditë të mirë në këtë drejtim dhe mjaftueshëm përvojë kur është fjala për blerje votash. Të them të drejtën edhe unë u aftësova më shumë kur shkova te LSI-ja. Ishte njësoj si të kisha bërë një fakultet apostafat për këtë punë. Prandaj po them që ia kemi marrë dorën shumë mirë blerjes së votave, nuk mund të na japë leksione “Rilindja” me persona të panjohur që lëvizin nëpër lagje si skutha me makinë me targa false. Jo mor vëlla, ne dalim hapur fare me një “Benz” me Narin, nuk e çajmë kokën për këtë punë. Të vetmin siklet kishim këto “takimet në errësirë”. Nuk na dalin drejtuesit e PS-së, përdridhen si pjeshka sa herë i marrim në telefon. Më ka mërzitur shumë edhe fakti që Çuçi po më bën karshillëk me një furgon ku ka vënë foton e tij.

Sapo e pashë i kërkova Goles që për inat të më stamponte një autobus me foton time dhe sloganin “jam politikan fringo i ri”. Por pastaj hoqa dorë, e para sepse Golja gjithë buxhetin që i tepëroi nga arka e Luftëtarit e hodhi te televizioni që deri më tani e shohin me detyrim militantët tanë dhe roja i objektit. Por kemi shpresë se do rritemi. E dyta sepse s’mund të kem unë slogan etiketat që më vendos me ironi “ArgjiroLajm.net”. Unë vërtet jam i ri, po jo fringo fare. Le të bëhemi seriozë tani dreqi ta marrë, se kam qenë deputet pa shkëputje nga puna për 22 vjet. “Telos pandon” (τέλος πάντων) që thonë grekët, vendimi im është i pakthyeshëm edhe pse e di që ju e keni pritur më parë këtë gjë. Ja, e bëra realitet sot më 1 Prill…

ArgjiroLajm.net ju uron gëzuar Ditën Botërore të Gënjeshtrave. Letrën e mësipërme dhe shumë gjëra të tjera që ndoshta do t’ju thonë sot, mirë është të mos i merrni seriozisht. As Tavon mos e merrni seriozisht sa herë ju flet si të ishte një politikan i paprovuar. Tavo është shumë i vjetër dhe s’ka çfarë bën më ndryshe.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Qyteti më i madh në botë po fundoset
Pikante

Qyteti më i madh në botë po fundoset

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al