POLICIA E SHTETIT
Një 32-vjeçare me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi u kap me lëndë narkotike në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen me iniciale V. B. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e policisë konstatuan një sasi të dyshuar si cannabis.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Policia vijon kontrollet e shtuara në pikat kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.









