Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Zhupan të Fierit, ku një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij rreth orës 19:30.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale M.I dyshohet se është vetëvarur.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Zhupan, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi M. I., rreth 36 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policië.