Një vajzë nga Polonia është përdhunuar nga katër persona, ndërsa i dashuri i saj është rrahur brutalisht, shkruan independent.co.uk.
Kjo ngjarje ka ndodhur në plazhin e njohur italian, Rimini.
Mediat italiane raportojnë se të dashurit të viktimës i kishte humbur vetëdija pasi ishte goditur në kokë dhe ishte plaçkitur.
Kalimtarët e rastit e kishin lajmëruar policinë pasi e kishin parë çiftin e mbuluar në gjak në plazh.
Çifti është shtruar në spital me lëndime të rënda.
Policia italiane e ka nisur një hetim ndaj rastit dhe është në kërkim të dyshuarve.