Ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja. Ai është qëlluar me armë në sallën e gjyqit nga një person, i cili është arrestuar nga policia pak pas ngjarjes.
Autori është identifikuar si shtetasi Gjon Shkëmbi. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dy persona të tjerë.
Dy të plagosurit e tjerë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe arma i është sekuestruar.
Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.
Forca të shumta të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.









