POLICIA E SHTETIT
Një ngjarje e rëndë është shënuar më datë 16 mars 2026 në fshatin Ballaban, ku një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi me iniciale K. A. i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për vijimin e veprimeve të mëtejshme dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









