Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku adoleshenti ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
Një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, dyshohet se në prani të 2 djemve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me vogëlushin.
17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të shkonin në polici për të bërë kallëzim.
Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.
Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









