Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku si pasojë ka humbur jetën një 72-vjeçare.
Mësohet se e moshuara ka rënë nga tarraca e azilit dhe si pasoë ka humbur jetën.
Fraktura në shpatull dhe në këmbë, kanë qenë plagët që ka marrë e ndjera në momentin kur ra nga tarraca e Azilit të Pleqve mesditën e sotme.
Sheqere Zeko është çuar në Spitalin e Gjirokastrës me autoambulancë dhe më pas ka ndërruar jetë.









