Një të riu i ka prerë kokën një helikopter që e dërgoi nga Mykonos në Athinë, ku gjatë zbritjes ai ka tentuar bënte një selfie. Ngjarja tragjike solli vdekjen e një studenti 22-vjeçar të Universitetit të Oxford Brookes.
Jack Fenton ndodhej në Greqi për pushime me miqtë, ndërsa dyshohet se nuk e dinte që motori i helikopterit ishte ende në punë. Sipas raportimeve, për tragjedinë e ndodhur të hënën në mbrëmje rreth orës 18:00, policia arrestoi tre persona: dy pilotë dhe një teknik tokësor në heliport.
Ata akuzohen për vrasje nga pakujdesia. Ndërsa sipas asaj që është deklaruar nga John Kandyllis, kryetar i Komitetit Grek të Aksidenteve Ajrore, janë respektuar të gjitha rregullat e sigurisë.