Një aksident i rënë ka ndodhur në Greqi. Mësohet se në aksident është përfshirë një familje shqiptare, me banim në Athinë prej shumë vitesh. Gjithashtu nga aksidenti ka humbur jetën Ana Prifka, ndërsa në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka. Në vendin e aksidentit sot në 11.30 u gjendën menjëherë 8 zjarrfikës dhe 4 ambulanca.









