Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme jashtë shkollës së tretë fillore të Komotinit, në Greqi. Sipas mediave vendase dy makina janë përplasur në lagjen pas stadiumit Panthrakikos, në rrethana ende të paqarta.
Përplasja bëri që një automjet të devijoi në trotuar, duke goditur një hidrant zjarrfikës dhe një stol ku ndodhej aty pranë një nënë 30-vjeçare dhe foshnja e saj 8-muajshe të cilat si pasojë mbetën të plagosura.
Ato janë transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Komotinit, ku raportohet se kanë marrë dëmtime të shumta në trup. Sakaq dy shoferët e mjeteve janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme proceduriale.