Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i dënuar shqiptar ne Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten, por është publikuar sot. Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut te Malandrinos, ku ka ndërmarrë aktin tragjik, sipas medieve greke. 38-vjeçari mësohet se ka varur veten me lidhëset e këpucëve ne dritaren e furgonit që në gjuhën e policisë greke quhet ‘Kluva’. Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore. Shqiptari vuante dënimin për vepra të ndryshme penale. Kanë nisur hetimet për ngjarjen.









