Një person, me origjinë shqiptare, është gjetur i masakruar në një fushë në Chania të Greqisë. Sipas mediave greke, burri rreth 35 vjeç, është gjetur i vdekur me prerje në fyt, me siguri nga një sharrë elektrike me motor.
Deri më tani raportohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një aksident në punë. Kjo pasi shqiptari 35-vjeçar së bashku me partneren dhe vëllain ishin në një arë duke prerë dru, ku shqiptarit i ka shpëtuar nga duart sharra elektrike duke i prerë fytin.
Edhe pse ambulanca ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka qenë e pamundur që të mbahej në jetë. Megjithatë ky është vetëm versioni i parë lidhur me ngjarjen e sotme.