Një vrasje brutale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Agia Varvara në Greqi, ku një 69-vjeçar ka marrë pushkën dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij 57-vjeçar, baba i dy fëmijëve të mitur. 57-vjeçari ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.
Sipas informacioneve të para, para të shtënave dyshohet se ka pasur një përleshje , por ende nuk dihen shkaqet që çuan në tragjedi.
Policia është njoftuar për ngjarjen e rëndë nga një i afërm i autorit. Mësohet se viktima ishte me profesion mjek.