Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Padova-s, Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është qëllluar me armë zjarri nga policia.
Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, ngjarja ndodhi në lagjen Sacra Famiglia, ku jeton ish-gruaja e shqiptarit, teksa ky i fundit tentoi që t’i afrohet ajo telefonoi policinë.
55-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Haxhi Çollaku nuk kishte pranuar që të ndalonte kur karabinierët i bënë shenjë për të ndaluar dhe kishte përplasur një prej policeve..
I gjendur përballë kësaj situate, një tjetër polic e ka qëlluar atë me 4 plumba. Ndonëse u dërgua në spital, 55 vjeçari nuk arriti dot që t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ndërroi jetë. Ndërkohë policja e plagosur nga shqiptari mori mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.









