Një 48 vjeçar shqiptar është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij në një burg në Bolonja. I akuzuar për tentativë vrasje, shqiptari ishte nën masë arresti me burg prej muajit maj, e në pritje të procesit gjyqësor. Sindikata e punonjësve të burgjeve përmes kreut të saj Aldo Di Giacomo informon për Syri TV se viktima shqiptare është i burgosuri i 61 që vetëvritet në burgjeve italiane./ Alba Kepi/









