Rreth orës 04:00, shtetasi A. H., 46 vjeç, banues në Memaliaj, është dërguar në spital nga familjarët. Nga veprimet e para hetimore, si dhe sipas dëshmive të familjarëve, shtetasi A. H., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëdëmtuar me mjet të mprehtë, në banesën e tij. Shtetasi A. H., është transportuar për në spitalin Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.