Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi. Një burrë turk raportohet se ka shtyrë duke hedhur nga shkëmbi gruan e tij, në mënyrë që të merrte paratë e sigurimit të jetës. Dyshohet se 40-vjeçari e ka shtyrë nga shkëmbi, teksa po bënin një foto romantike.
Sipas Daily Mail, Hakan Aysal, u arrestua për vrasjen e gruas së tij Semra Aysal, 32 vjeçe dhe foshnjës së tyre të palindur, ndërsa ishin me pushime në Butterfly Valley në qytetin Mugla, Turqi.
Aysal dyshohet se e shtyu gruan e tij, e cila ishte 7-muajshe shtatzënë në atë kohë, nga shkëmbi në qershor të vitit 2018.
Në aktakuzën e përgatitur për krimin e ‘vrasjes me dashje’ ndaj burrit, thuhet se ai ‘planifikoi vrasjen e gruas së tij duke marrë së pari një sigurim personal aksidenti në emër të saj me një garanci prej 400,000 lira turke (rreth 47 mijë euro) dhe ku përfituesi i vetëm ishte vetë ai’.










