Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi ditën e enjte. Ngjarja ndodhi në autostradën Serron-Dramë në Nea Zinçi pasditen e djeshme rreth orës 16:00. Sipas medieve greke, shtetasi shqiptar po ngiste automjetin e tij dhe është përplasur me një kamion që po vinte në drejtimin e kundërt.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas raportimit nga dëshmitarët dhe mjekët dhanë ndihmën e parë. 39-vjeçari u nis me urgjencë drejt Spitalit të Serrës por fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra në aksident. Njësia hetimore greke po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.









