Kristian Preçi është një prej personave që ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e tëmretit të fuqishqëm. Ka qenë gazetarja Arana Loce e Ora News ajo që e ka bërë të ditur këtë lajm të hidhur.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, gazetarja shkruan se Preçi është një ëngjëll që prehet i qetë tashmë.
“Qofsh nje engjell ne parajse o Kristian Preci. Me shpirt lutem sot per ty. Ka humbur jeten nga termeti ne Thumane, djaloshi i pafajshem qe u lirua nga burgu pas ndihmes qe kerkoi ne Boom,”- shkruan Loce.
Preçi ka ndërruar jetë poshtë gërmadhave të një banese që është shembur në Thumanë, ndërkohë që emri i tij nuk është i panjohur për publikun.
Kristian Preçi është i riu që u mbajt padrejtësisht në burgun e Fushë Krujës për katër muaj, pasi akuzohet nga një grua se i kishte vjhdur celularin. Ai u lirua falë ndihmës së emisionit investigativ “Boom”, në muajin nëntor të vitit 2017 dhe u kompesua për burgim të padrejtë.