Stafi dhe lojtarët e një ekipi futbolli amator është kthyer pa arsye në doganën e Kakavijës nga pala greke. Ekipi i futbollit Antigonea ishte nisur për një ndeshje miqësore në ishullin e Greqisë Skopelo kur është kthyer pa arsye në doganën e Kakavijës. Madje, mësohet se kapitenit të ekipit i është vendosur kryq në pasaportë, duke ia bërë ta pavlefshme.