• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E veçanta e Gjirokastrës/ Gratë me dylbi në pajë për të përgjuar të tjerët

27/02/2017
E veçanta e Gjirokastrës/ Gratë me dylbi në pajë për të përgjuar të tjerët

Për të shkuar në kullën e Zekatëve, duhet të kaloje në oborrin e një tjetër shtëpie, të po të njëjtit mbiemër. Në qendër të oborrit ishte një tavolinë ku kalonin ditën, siç dukej, Meliha Zeka me të shoqin.

Kishin ca vite që i kishin kaluar të dy të ’80-at, ndaj të ngjisnin e zbrisnin tatëpjetën që të çonte për në shtëpinë e tyre nuk mundeshin më. Mjaftoheshin me pamjen që ofronte ballkoni, që në të vërtetë ishte nga më të mirat në qytet.

Edhe me sy të lirë mund të shihje njëmijë rrugicat ndarëse të lagjeve, sikurse, po njësoj, shihje edhe muret e kalasë në të djathtë të pamjes. Që të mos ishte duke u fjalosur (jo në kuptimin grindur) me të shoqin, ishte gjë e pritshme. Vetëm të dy nuk kanë më ç’biseda të bëjnë. Por që t’i kishte kthyer shpinën, sikur të mos ishte aty, e të vazhdonte jetën e saj me dylbitë në dorë, kjo pamje, po, ishte nga ato të Kadaresë.

Mungonin vetëm gratë e tjera rreth e përqark për të plotësuar kornizën. Ndoshta pse dukej burrë ca i rëndë, o pse ishin informacione të konsumuara ato të thënat nga e shoqja tashmë, i shoqi rrinte ftohtë ndaj çdo dukurie që po i ndodhte në ballkonin e shtëpisë. Nuk pranonte të fliste për asgjë.

“Ja, fol me Melihanë, thosh, asaj ia pe dylbitë, jo mua”. Jo se ai s’i përdorte fare, por kish vite që ngjarje të mëdha, siç ka qenë ardhja për vizitë e Enver Hoxhës në vend të vet, nuk ndodhnin më. Melihaja ishte më përparimtare, pranonte të gjitha pamjet që i servireshin. Po të provoje të shihje me dylbi pikërisht nga vendi ku kishte vendosur pak skiç karrigen, në një cep të ballkonit, nuk ngelte e krisur guri pa parë. Shihje deri përtej mureve të kalasë…

Në fillim, sa pa u çliruar ca biseda, Melihaja tha se dylbitë ua kishin falur, sikur të donte të shpërfillte ekzistencën e tyre. Por, në fakt, nga njëra fjali te tjetra, zbuloi se pa to nuk do të jetohej njësoj. Sado që intensiteti i vizitave të grave të lagjes për të komentuar (fundja dhe lezeti i dylbive) nuk është më ai i mëparshmi.

melihaja 2

“Po ja, kot i përdor, meqë na i dhanë, për të parë se kush hyn e kush del!”. Me “të dhënë” Melihaja kishte parasysh “rinovimin”, sepse menjëherë më pas pranoi që gratë në Gjirokastër i kanë përdorur gjithëherët dylbitë. Edhe ndonjëra që mund të mos kishte, i gëzohej “syve të shoqes”.

“Dikur, i përdornim për të parë këta të qeverisë, kush vinte, nga shkonte. Kur ndërroheshin, kishim material për të folur. Po do s’do ti, te kalojnë ata, të zë syri edhe gjëra të tjera. Kush vajti te njëri e kush u takua me tjetrin”. Melihaja, sot 84 vjeçe, ishte “lerë e rritur” në Gjirokastër. Pra, traditat e qytetit i njeh mirë. Po mbase pse e di se thelbi i dylbive, në rastin e grave të paktën, është përgojimi, nuk tregon gjatë. Puna si prestare në veshmbathje, ndërmarrje grash, ia ka lehtësuar jetën, edhe në i shpëtonte gjë pa parë asaj, ishin shoqet e punës të nesërmen aty. Sado që, Melihaja ishte për t’u pasur zili.

Pozicioni strategjik i shtëpisë së saj ofronte “materiale” më shumë sesa për të tjerat. Këtë, Melihaja e pohoi vetëm duke buzëqeshur, se për të thënë, nuk na tregoi ndonjë ngjarje konkrete. Mbase ngaqë nuk donte të merrej me punët e të tjerëve…/Ani Jaupaj, Living/

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

24/12/2025
“Isha e tronditur”/ Lili Reinhart zbulon se u diagnostikua me endometriozë

“Isha e tronditur”/ Lili Reinhart zbulon se u diagnostikua me endometriozë

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al