• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E vërteta e 50 mijë dozave të vaksinës indiane në Shqipëri

16/09/2021
E vërteta e 50 mijë dozave të vaksinës indiane në Shqipëri

Sot në media qarkulloi lajmi se vaksina “Covishield”, e cila nuk është miratuar nga “FDA” dhe “EMA”, rezulton të jetë injektuar në disa pika vaksinimi, të paktën në Tiranë. Gazetarja Viola Keta nga “Faktoje.al” në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC u shpreh se nga investigimi që kanë bërë u ka rezultuar se këto vaksina janë prodhuar në Indi.

“Në javën e tretë të gushtit Ministria e Shëndetësisë thotë se kanë ardhur edhe 50 mijë doza “Covishield”. Filluam të kërkonim ku prodhohet dhe certifikimi. Na rezulton paralelisht edhe nga një kërkim tjetër që po bënim dhe cilat njihen nga ato që janë bërë në Shqipëri, i njëjti informacion na erdhi edhe nga UNICEF.

Këto janë prodhuar në Indi, ka një përdorim të gjerë në Indi dhe Afrikë, mund të ketë edhe në Europë, por nuk është miratuar nga “EMA” dhe “FDA”. “Covishield” nuk njihet nga “EMA dhe FDA” tha Viola Keta.

Por shefja e programit të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj u shpreh se bëhet fjalë për 50 mijë doza dhuratë e qeverisë indiane, e cila ka ardhur vetëm njëherë. Nelaj garantoi efikasitetin e kësaj vaksine duke shpjeguar se është e njëjta patentë si “AstraZeneca”, por “vetëm emërtimet janë të ndryshme”. Por pavarësisht se është nga e njëjta familje, ajo theksoi kjo vaksinë nuk njihet nga “EMA”.

“Në vetvete “AstraZeneca” dhe “Covishield”, është e njëjta gjë. Thjeshtë qarkullon me dy emërtime, në Indi është emri “Covishield”, por patenta është e “AstraZeneca”-s. Njihet nga Europa, por “Covishield”, nuk ka aplikuar në Europë. Si me Sputnik dhe Coronavc, që nuk kanë tendencën për të qarkulluar në Europë.

Ne kemi 25 mijë individë që kanë marrë “Covishield”, sepse janë identike, thjesht emërtimet janë për efekt të prodhuesve. Është një lloj, por për “EMA”-ën ndoshta nuk është njëlloj. Për efikasitet është shumë e mirë, por “EMA” nuk e njeh” tha Nelaj.

Related Posts

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025
Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK
Kryesore

Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al